Ramiz Kelmendi pritet të emërohet zëvendëskryeministër?
Deputeti i pavarur dhe biznesmeni (pronar i rrjetit ELKOS dhe supermarketeve ETC në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi), Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se po flitet që ai të bëhet zëvendëskryeministër, por që ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete.

Ai ka theksuar se nëse do ta merrte, do ta pranonte me shumë dëshirë, pasi që nga posti i zëvendëskryeministrit do ta realizonte edhe synimin e tij që të ndihmojë në zhvillimin ekonomik.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, nuk është përgjigjur telefonatave.

Brenda Partisë Demokratike të Kosovës pranojnë ketë emërim që, sipas tyre, pritët të bëhet në kuadër të ndryshimeve brenda Qeverisë aktuale, duke shtuar se nëse Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër ai do të rikthehet në këtë parti./Albeu.com/

Shtuar më 18/09/2016, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori