Ramiz Kelmendi jep një zgjidhje për pagesat e veteranëve
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK, Ramiz Kelmendi ka deklaruar se liderët tonë politik, së bashku me faktorët relevant ligjor dhe kushtetues, duket të takohen dhe të arrihet një marrëveshje obliguese që të paguhen veteranët e që kjo marrëveshje do mundësonte kalimin dhe rishikimin e projektbuxhetit.

Këtë kërkesë Kelmendi e bazon duke ditur se gjendja dhe situate mund të eskalojë dhe kjo më së shumti do t’i shkonte për shtati armiqve rrethanor që kemi, si dhe tentimit që ndikimi rus të mundësojë realizimin e planeve të veta.

“Mos të harrojmë se vetit e shtetit dhe shtetmbajtja detyrojnë që të gjenden rrugët, e rrugët politike janë themel i shoqërisë edhe ligjore edhe kushtetuese”, ka shkruar ai në një opinion, të cilin po ua sjellim të plotë.

Duhet koncensus politik për të zgjidhur çështjen e mjeteve të veteranëve të luftës - Liderët politik të ulen në tryezë

Projektbuxheti i vitit 2017 ka paraparë shumën prej 38 milionë eurosh për të mbuluar nevojat e pagesës për veteranët e luftës, shumë kjo e koordinuar ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe e parapërgatitur në gjysmën e dytë të vitit 2016. Është bërë shumë zhurmë për këtë buxhet, por asnjë zhurmë e zë për vlerën e buxhetit për veteranët, edhe pse të gjithë ishin në dijeni, veçanërisht shokët e afërt të veteranëve, porse asnjëri nuk mori guximin që të realizohet projektbuxheti i nevojshëm.

Duke e ditur se ky numër është i fryrë nga një pjesë e komisionit për vlerësimin e kontributit të veteranit dhe për këtë ka filluar një hetim prokurorial i ndihmuar edhe nga shoqatat e dala nga lufta, konsiderojmë se këto të gjitha janë lëshime dhe po ndikojnë që sot mos të kemi ligj apo bazë legale, papërgjegjësi juridike të çdokujtë që merr guximin të bëje pagesën e obligimeve nga ky buxhet. Pra janë vetëm 1.7 milion euro ndërsa që nevojiten mbi 4 milion euro.

Nga ana ligjore mundë të paguhen vetëm 1.7 milion euro ndërsa nga ana obligative politike dhe njerëzore por edhe kushtetuese duhet të paguhen edhe pjesa tjetër dhe jo vetëm këtë muaj, por deri në momentin e konstituimit të Kuvendit dhe rishikimit të buxhetit 2017.

Andaj, këtu duhet pasur koncensus politik për këtë çështje me rëndësi. Duhet të zgjidhet ‘forma 1’ e cila bashkon liderët e partive politike parlamentare së bashku me faktorët relevant ligjor dhe kushtetues, dhe të arrihet një marrëveshje obliguese që të paguhen veteranët e që kjo marrëveshje do mundësonte kalimin dhe rishikimin e projektbuxhetit. Në këtë mënyrë do i hapet rrugë edhe ministrive perkatëse dhe Qeverisë që të ri-orjentojnë mjetet për këtë obligim. Ne e kemi të qartë që rritja ekonomike e planifikuar mundëson pagesën e këtyre mjeteve sepse edhe të hyrat nga institucionet e mbledhjes së tatimeve i kemi në gjendje pozitive solide.

Ky koncensus politik i mbështetur edhe nga kompetencat e presidentit që si institucion i gëzon për kushte të jashtëzakonshme do mundësonte realizimin e obligimit ndaj veteranëve.

Përndryshe, si qytetarë nuk kisha dashur të shohë në rrugët e Prishtinës protesta nga ata të cilët kanë rrezikuar jetën dhe kanë humbur gjymtyrë ndërsa familjet e tyre sot në ditën e festës fetare dhe në ditën kur fëmijët e tyre kanë nevoja për të blerë paisje shkollore nuk kanë mundësi ti marrin pagat në fjalë.

Si ti arsyetohet familjes, se prindi i sakrifikuar për Lirinë, krenaria për kombin, nuk ka mundësi të begatojë tryezën dhe nuk ka besim se kur do të paguhen edhe pagesat tjera. Nuk është e drejtë që për kërkesat e arsyeshme të përdoren mjetet ligjore nga ana e pjesëtarëve të policisë.

Andaj, duke ditur se gjendja dhe situate mund të eskalojë dhe kjo më së shumti do ti shkonte për shtati armiqve rrethanor që kemi si dhe tentimit që ndikimi rus të mundësojë realizimin e planeve të veta, konsiderojë se duhet që liderët tonë politik të takohen dhe të gjejnë zgjidhjen politike për këtë çështje. Mos të harrojmë se vetit e shtetit dhe shtetmbajtja detyrojnë që të gjenden rrugët, e rrugët politike janë themel i shoqërisë edhe ligjore edhe kushtetuese


Shtuar më 01/09/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori