Fletëvotimet e zgjedheve të 3 nëntorit do të jenë të njejta për të gjithë territorin e Kosovës. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Burim
Ramadani.
Ky i fundit shprehet i bindur se
logoja e shtetit nuk do të hiqet nga fletëvotime edhe për veriun.
“Jam i bindur se
logoja e shtetit të Kosovës do të jetë edhe në fletëvotimet në
veri”, ka theksuar
Ramadani për ”Epoka e Re”, duke shtuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale në
veri paraqet çastin e kthesës në këtë pjesë.
“Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit
paraqet një çast tepër të rëndësishëm për Kosovën dhe sovranitetin e saj”, ka thënë
Ramadani. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013,
ora 11:19