Ramadani thirrje protestuesve, respektoni policinë
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, bën thirrje për të gjithë protestuesve që në ditën e protestës të respektojnë policinë, ndërsa për policinë ai thekson se Ndërsa, policia të veprojnë me profesionalizëm dhe të mos i shikojnë protestuesit si armiq.
Më poshtë gjenden tre mesazhet që Ramadani ka për protestën e nesërme;

Për protestuesit:
Protestoni me dinjitet, me qytetari dhe vendosmëri për realizimin e kërkesave. Mos e identifikoni Qeverinë me shtetin. Shtetin duhet ta zhvillojmë së bashku, me dije, angazhim dhe stabilitet. Respektojeni Policinë dhe respektojeni veten!

Për qeverinë;
Mos luani rolin e tensionuesve. Mos u bëni nxitës me deklarata të pamatura. Dëgjoni kërkesat e protestuesve, respektoni protestuesit. Janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Jeni aty për t’i shërbyer të gjithëve, pra edhe atyre që ju kanë votuar, edhe atyre që s’ju kanë votuar. Edhe atyre që pajtohen me ju, edhe atyre që nuk pajtohen me ju.

Për policinë:
Mos e mbivlerësoni rrezikun e sigurisë. Profesionalizmi është baza e vetme mbi të cilën duhet ta vlerësoni gjendjen e sigurisë. Mos i trajtoni protestuesit sikur të jenë armiq. Mos e sfidoni kapacitetin policor për kontrollin e masave. Silluni vetëm profesionalisht!

E shtuna le të jetë ditë reflektimi për politikën kosovare, qoftë Qeverinë, qoftë opozitën. Për atë që mund të bëjmë më shumë e më mirë për shtetin tonë të përbashkët. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori