Ramadani: Shteti do ta ndalojë ekstremizmin fetar
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani është shprehur se aksioni i policisë, që arrestoi 40 persona, pjesë të ISIS duhet përshëndetur.

Në një postim në Facebook, Ramadani thotë se aksioni shërben për të konsoliduar sigurinë kombëtare, i cili duhet ruajtur përkundrejt çdo lloj ekstremizmi që mbështet dhunën.

"Veprimet e institucioneve të sigurisë së shtetit të Kosovës janë të domosdoshme për të parandalur çfarëdo rreziku për sigurinë kombëtare dhe jetën e pronën e qytetarëve. Veprimet e fundit të njoftuara për arrestimin e dhjetëra ekstremistëve të ISIS dhe Al-Nusra në Kosovë janë lajm i mirë i reagimit ë domosdoshëm të institucioneve të sigurisë. Do të ishte shumë më mirë që qysh në fillim të mos lejohej që ky numër të rritet kështu. Hapësira politike që u është dhënë atyre nga pushtetarët që po shkojnë ka rritur domosdoshmërinë e reagimit", ka shkruar Ramdani në profilin e tij.

Ai ka shtuar se nëse nuk arrestohen persona të tillë, çmimi për shoqërinë është edhe më i madh. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori