Ramadani: PDK ka frikë nga drejtësia
Pëlqej
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani është shprehur se PDK-ja po munodhet me çdo kusht ta ruajë pushtetin politik, pasi, sipas tij, ka frikë nga drejtësia.

Ai ka shtuar se Partia Demokratike e Kosovës po i lutet të gjitha partive që të bëjnë koalicion me të, vetëm e vetëm që ta ruajë pushtetin.

“PDK është e hapur për të gjithë që të formojë institucionet. Kështu po thonë udhëheqësit e PDK-së dhe vasalët e tyre. Nëse kjo përkthehet, i bie kështu: PDK po i lut secilin vetëm që kap do pushtet!”, tha Ramadani.

Sipas tij, pas 7 vitesh në pushtet, shumë funksionarë të lartë të PDK-së po ruhen se mos po i kap shteti. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori