Ramadani: Letra e Ahmetit nuk ka arritur tek IKSHP
Kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani ka deklaruar për Radio Kosovën se letra që Ahmeti i ka dërguar sot IKSHP e cila është bërë publike në media, nuk ka arritur në institucionin e tyre.

“Ne nuk kemi marrë asnjë letër shtesë nga kryetari i Komunës, ne vetëm mund të themi se dokumenti ynë zyrtarë është komplet dhe dje e kemi dërguar në rrugë zyrtare të kryetari i komunës, Shpend Ahmeti dhe jemi të kënaqur me kërkesën që ka bërë për ta dhënë mendimin tonë profesional”, është shprehur Ramadani.

Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për mbylljen e disa shkollave pasi pas aanalizave të bëra nga mostrat e marra në disa shkolla të kryeqytetit doli se lëndët djegëse për ngrohje, si nafta dhe mazuti, përmbajnë përqindje shumë të lartë të sulfurit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me anë të një letre e cila është bërë bublike, ka kërkuar nga IKSHP sqarime shtesë lidhur me problemin e naftës që përdoret në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2014, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori