Ramadani: AAK-ja votoi pro ratifikimit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka deklaruar se AAK-ja ka votuar pro ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse sipas tij, ata si parti këtë marrëveshje e shohim si marrëveshje ndërkombëtare.

“Ne vlerësojmë që ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është një hap i rëndësishëm për ta ndërprerë këtë situatë të paqëndrueshme, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, dhe normalisht në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë”, shprehet ai, shkruna Telegraf.

Sipas tij, protestat e lëvizjes Vetëvendosje (VV), dhe pengimi i zhvillimit normal të seancës së Kuvendit nga ana e deputeteve të VV-së, jan; metoda të cilat përdoren në vendet lindore.

“Veprimet e VV-së nuk janë diçka e re, që do të na befasonte. Këso lloj veprimesh janë parë dhe shihen në Ukrainë dhe në vendet të Kaukauzit”, ka deklaruar Ramadani. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori