Rama vizitë në Kosovë, Vuçiç takon liderët serbë në Rashkë
Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë në kuadër të arrestimit të kreut të AAK-së nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Listës Srpska në Rashkë, ku ditë më parë ishte ndaluar treni i nisur nga Beogradi.

Takimi i Vuçiç do të mbahet pasdite në Rashkë me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova në orën 17:00, shkruan "Tanjug".

Sipas këtij mediumi, takimi është urgjent dhe tematikë kryesore është Kosova. /albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori