Rama reagon ndaj Ilir Metës: Skandaloz dhe i turpshëm
Refuzimi nga Presidenti Ilir Meta i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka çmendur Edi Ramën.

Nga ana tjetër, Rama tenton ta kthejë këtë çështje si nacionaliste, duke thënë se ishte turp për Kosovën ky refuzim.

Ja statusi i Edi Ramës në Twitter:

Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.

Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin.

Ndjesë Kosovës për këtë turp.
Shtuar më 10/01/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori