Rama "ngroh" Serbinë dhe kërkon njohjen e Kosovës në OKB
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalimin e parë ditën e sotme në sesionin e 72 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ai e nisi fjalën e tij para përfaqësuesve të shteteve me sfidat që përballet sot njerëzimi.

Rama ka ndarë me përfaqësues të fuqive të mëdha botërore problemin e terrorizmit global. Ai foli për terrorizmin si një nga sfidat me të cilat përballet njerëzimi sot, por tha se Shqipëria është rreshtuar e para në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar.

“Unë lideri i një vendi të vogël theksoj solemnitetit tonë për të bërë besnikërisht detyrën tonë. ISIS ka humbur 90% të territorit që kontrollonte. Por të mos gabojmë, disfata në teren nuk do të thotë që do të zhduket. Shqipëria ishte një nga vendet e para të rreshtuara në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar.
Ne mirëpresim vëmendjen e shtuar nga organizatat rajonale për çështjet e sigurisë. Në të gjithë botën njerëzit duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, të trajtohen me dinjitet, pa dallim gjinie, race, bindjeve politike etj. Duhet të bëjmë më shumë se një deklaratë pajtuese”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Rama, ka folur për anëtarësimin e vendit ne BE, ku u shpreh se prioriteti kryesor i Shqipërisë është Integrimi.
“Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Reforma në drejtësi është shembulli i shkëlqyer. Ky do të jetë një moment historik. Ne shpresojmë që BE të japë ndihmesën e duhur. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne”. u shpreh Rama.

Ndërsa ka folur lidhur me rëndësinë që ka pasur në rajon, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ku u ka bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur, që ta njohin atë si shtet të pavarur.

“Askush nuk mund ti mohojë arritjet e Kosovës. Ne e dimë që Kosova është një vend i lirë. Në institucionet e saj demokratike, dhe bashkëjetesën multietnike dhe fetare. Duke përfshirë procesin e dukshëm.

Ajo është shndërruar në një rrip sigurimi për gjithë stabilitetin në rajon”, vijoi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori