Rama nga Serbia sulmon Haradinajn: Gënjeshtar, më ka lënduar!
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, për marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Rama theksoi se në Kosovë e akuzojnë se mbështet korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Ai komentoi dhe deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u shpreh më herët se Rama i kishte bërë presion në Berlin që t’i hiqte taksën Serbisë.

Kryeminstri tha se Haradinaj është gënjeshtar dhe se nuk ka bërë asnjë presion ndaj tij.

“Më kanë lënduar jo pak abuzimet, gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time me këtë marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie e hapur dhe e drejtpërdrejtë dhe sigurisht është një marrëdhënie që asnjëherë nuk përjashton debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e Kosovës.

Absolutisht, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë shtrihet dhe me faktin se ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të pushoj dhe nuk mund të ndryshoj qëndrim. Jam i lënduar që edhe figura të larta politike në Kosovë, se në Shqipëri këtë zakon kanë pasur gjithmonë.

E kanë shënjestruar këtë marrëdhënie si një bazë për shpifje dhe gënjeshtra, sikur unë paskam qenë njeriu që kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i paskam bërë presion ish-kryeministrit të Kosovës. Kjo gjë ka bërë që unë ta quaj publikisht siç e meriton, gënjeshtar”,-tha Rama./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori