Rama mbërrin në Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo ka mbërritur në Kosovë. Rama së bashku me delegacionin është pritur nga homologu i tij, Hashim Thaçi.

Me rastin e ardhjes së tij u përgatit një ceremoni shtetërore, ku Garda e Nderit u rreshtua në sheshin Skënderbe dhe intonoi himnet e dy vendeve.

Ndërkohë që dy homologët pas kësaj ceremonie shtetërore kanë hyrë në ndërtesën e qeverisë ku do të bisedojnë për raportet e dy vendeve. Bisedime të cilat pritet të rapotohen nga vetë kryeministrat në një konferencë për media orën 11.

Më pas kryeministri Rama pritet që të takohet me presidenten e vendit Atifete Jahjaga dhe kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqi. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori