E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Rama: Kapitull i ri bashkëpunimi me Kosovën
Dy kryeministrat Thaçi-Rama kanë dalë në konferencë për shtyp për të njoftuar mbi bisedimet që ata zhvilluan në ndërtesën e qeverisë.

Kryeministri Thaçi bën të ditur se mes tyre është diskutuar për marrëveshje të reja me Shqipërinë. Sipas tij, mundësitë për të bashkëpunuar janë të mëdha në fushën e ekonomisë. arsimimit dhe kulturës. Thaçi ka uruar kryeministrin Rama dhe ka theksuar se ka besim të plotë që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë i shkëlqyer.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se bashkëpunimi me Kosovën sjell një kapitull të ri në rajon dhe se janë zotuar për një Shqipëri europiane duke bërë gjithçka që nga ky bashkëpunim të fitojnë të gjithë shqiptarët.

Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëveshjen e Brukselit të arritur me Kosovës dhe Serbisë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes hapet para Kosovës, dhe jo vetëm fatet e një historie të re ku paqa do të sjellë zhvillimin ekonomik dhe social.

Rama ndër të tjera ka shtuar se mes kryeministrave është vendosur që në nëntor të zhvillohet mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori