Rama dhe Mustafa homozhe tek varri i Ibrahim Rugovës
Pëlqej
Në kuadër të 9- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy kryeministrat ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, bënë homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosen kurora me lule.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, fillimisht foli për kontributin e presidentit Rugova tek Pavarësia e Kosovës, si një nismëtarë i saj, tha se në emër të veprës së tij theksi duhet vënë tek uniteti.

“Të çojmë përpara progresin që është arritur dhe të krijojmë unitete të brendshëm që është i domosdoshëm për të zgjidhur shumë sfida që do të ballafaqohemi në vazhdimësi”.

Në kuadër të ceremonive zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, dy kryeministrat kanë vizituar Prekazin, ku vendosen kurora me lule në varrin e komandantit të UCK –së, Adem Jashari.

Ceremonive zyrtare i ka munguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet ne Gjermani ne konferencën e sigurisë së Mynihut, por urimin e tij e ka përcjelle në rrjetet sociale.

Ne këtë përvjetor, simbol i Pavarësisë së Kosovës NewBorn, ka ndërruar ngjyre dhe formë. “No Walls” (Jo mure) është mesazhi i këtij viti./Albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori