Rama dhe Haradinaj nuk e honepsin dot njëri-tjetrin, si është marrëdhënia e bashkëshorteve të tyre (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama dhe ai në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj prej kohësh nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin.

Por marrëdhënia e tyre nuk ka ndikuar aspak në atë të bashkëshorteve të politikanëve.

Linda Rama dhe Anita Haradinaj shihet se kanë një raport mjaft të mirë me njëra-tjetrën dhe këtë gjë e kanë bërë publike dhe në rrjetet sociale.

Anita së fundmi ka publikuar një foto me Lindën, ku të dyja shihen mjaft të qeshura përpara samitit globalwomen që po zhvillohet në Kosovë.

“Na duhen gratë nga Kosova dhe Shqipëria që ta bëjmë “Shqiptarinë” Global! Me miken e dashur znj. Linda Rama ne Prishtine gati per #GlobalëomensummitKosovo”, shkruan Anita bashkëngjitur fotos. Ajo që bie në sy është një koment epik i një ndjekëse, e cila shprehet: Po ta ben edhe kjo si Edi Ramushit, dhelper me burra dinak eshte kjo!

Le të shpresojmë që komentuesja mos të ketë të drejtë!
Shtuar më 06/09/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori