Rama del hapur, mbështet ndryshimin e kufirit në mediat evropiane
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur hapur për ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë.Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, ai ka thënë se ky ndryshim i kufijve ndodhë natyrshëm.“Kjo është një gjë e natyrshme,” është shprehur ai ndërsa ka theksuar se kufijtë e Kosovës në Mal të Zi dhe Maqedoni janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Njëkohësisht Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.”Se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare, duhet të vendosin Kosova dhe Serbia”, thotë ai.Ndonëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nxisin një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka folur për një vijë të re kufitare që do të ishte e mundshme.

“Kufijtë etnikë duhet absolutisht të shmangen”, pohon ai ndërsa sugjeron që nëse ka ndonjë gjë për të thënë, Shqipëria do ta mbështes çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Rama nga zviceranja NZZ, është cilësuar si provokues kur vitin e kaluar ai propozoi që Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët, të jenë njëzëri Bashkim Shqiptar ku mund të bashkonte shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia.
Shtuar më 21/03/2019, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori