Rakiç ankohet tek ndërkombëtarët
Pëlqej
Kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të rrisin masat për trajtimin e çështjeve të sigurisë.

Ankesa e tij erdhi pasi një granatë dore e pashpërthyer është gjetur dhe pastruar nga policia në veri të Mitrovicës të shtunën.

Rakiç tha po ashtu se në veri kanë marrë flakë dy makina dhe se ky është një gjest që cënon sigurinë e veriut të Kosovës.

"Është e vështirë të besohet se ky nuk është një varg incidentesh të planifikuara me qëllim për të shkaktuar ç’rregullim dhe panik në mesin e popullatës serbe në veri të Mitrovicës dhe veri të Kosovës", theksoi Rakiç.

Kreu i Mitrovicës Veriore vlerësoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë, para se incidente të tilla të bëhen dukuri e përditshme. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori