Barcelona triumfon në limit dhe merr vendin e 2 në La Liga (VIDEO)

Barcelona vijon serinë e fitoreve radhazi.

Katalanasit kanë fituar në limit 2-3 në fushën e Levantes.

Pas një pjese të parë pa gola, me fillimin e të dytës, Levantë zhblloki shifrat me Morales.

4 minuta më vonë Morales kishte mundësinë të dyfishonte shifrat por Marti gaboi nga pika e bardhë.

Por Barcelona nuk u dorëzua dhe realizoi dy herë brenda 4 minutave me Aubaymeyang 59′, Pedri 63′.

Kur u mendua se ndeshja do mbyllej në barazim, goli i fitores erdhi nga Luk de Jong në minutat shtesë.

Barcelona mban vendin e 2 me 60 pikë, 12 pikë pas Realit që mban kreun.  Barcelona gjithashtu ka dhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur. /albeu.com/





Shtuar 10.04.2022 22:54