Rahoveci është i vogël, pse s'kapet vrasësi?
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma i ka bërë thirrje policisë që të kapë vrasësin e Elvis Pistës.

Sipas Lumës, Rahoveci është i vogël dhe ndaj vrasësi apo vrasësit nuk është aq vështirë ti kapësh.

Rahoveci nuk eshte sa Londra, sa Stambolli e as sa Neë York-u. Dy milione shqiptaret e Kosoves e duan arrestimin e vrasesit te Elvis Pistes. Mjafton qe policia e Kosoves te doje keshtu dhe ta kete vullnetin si krejt Kosova, dhe deri ne mesnate te kapet krimineli. Ketu veprojne PK, KFOR, EULEX, AKI e mijera sherbime te dreqit e te birit. Nje vrases nuk mund te jete me i fuqishem sesa nje shtet. Kurre”, ka shkruar Luma në Facebook./albeu.com/
Shtuar më 15/06/2014, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori