Rahovec, procesi i votimit po ecën normal
Pëlqej
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që është duke monitoruar procesin zgjedhor për kryetar komune në Rahovec, ka bërë të ditur se deri në orën 12:00, nga 49 mijë e 272 votues të regjistruar, kanë votuar 6 mijë e 980, apo 14 %.

Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim, nuk janë shënuar parregullsi të mëdha, porse në Rahovec, pastaj fshatrat Palluzhë, Drenoc, Qifllak, Krushë, Rahovec, Senoc, Sopniq, Nagavc dhe Reti e Poshtme, janë vërejtur votime familjare.

Ndërkohë, në Palluzhë është evidentuar qëndrimi i personave prapa kutive të votimit. Në po të njëjtin fshat është vërejtur një rast ku një person ka asistuar për dhjetë persona të tjerë.
Shtuar më 21/11/2010, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori