Ragmi Mustafa fiton më shumë se presidenti i Serbisë
Prefekti i Preshëvës e ka rrogën më të madhe në mesin e prefektëve në Serbi dhe fiton 138 000 dinarë (rreth 1 150 euro) në muaj, që është rrogë më e madhe sesa e presidentit dhe kryeministrit të Serbisë.

Por, sic shkruan gazeta Blic e Beogradit, Mustafa nuk është i vetmi prefekt a kryetar komune që ka portofol më të trashë sesa zyrtarët e lartë serbë, minisrat dhe kreu i Parlamentit, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, kjo joharmoni pritet të zbutet me Ligjin e ri mbi rrogat, me të cilin të ardhurat e kryetarëve të komunave do të barazohen.

Kreu i Preshevës, Ragmi Mustafa tha se ai nuk e ka rrogën më të madhe dhe se “shërbimet e tij ia kanë dhënë Agjencisë shumën e gabuar”.

“E kanë dhënë shifrën bruto, e jo atë neto. Nuk e di sa e kam rrogën, sepse nga ajo çdo muaj më hiqen shumat pë shlyerje të kredive, fatura e telefonit. Kam punë më të rëndësishme se sa kjo që tash të diskutoj me Agjencinë. Por, sido qoftë, pajtohem me idenë për barazimin e rrogave, sepse të gjithë prefektët dhe kryetarët e komunave duhet të kenë rroga të njëjta”, sqaroi ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori