E diela e supersfidave, 4 ndeshjet të cilat nuk duhet të humbisni

Një ditë e zjarrtë në futbollin evropian ku do të luhen sfida të shumëpritura nga të gjithë.

Në Seria A do të luhet derbi italian midis Inter-Juventus në “Meazza”.

“Zikaltërit” sot në mbrëmje do të mbushin stadiumin në një shifër rekord që pas daljes nga pandemia, me 57 mijë tifozë në stadium.

Në Spanjë luhet “El Clasico” ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid ku emocionet do të jenë të mëdha , dhe sigurisht stadium do të jetë gjithashtu I tejmbushur.

Në Angli luhet supersfida Manchester United-Liverpool.

Solskjaer do të duhet të fitojë këtë ndeshje për të shuar kritikat pavarsisht se do të jetë shumë e vështirë.

Në Francë luhet Marseille-PSG ,ku edhe pse këta të fundit janë favoritë ,prap mbetet një nga sfidat më të pëlqyera në Francë./albeu.com

Sfidat që luhen sot:

Manchester United-Liverpool  17:30

Marseille – PSG 20:45

Inter- Juventus 20:45

Barcelona- Real Madrid 16:15


Shtuar 24.10.2021 11:06