Radhë të gjatë në kufirin me Serbinë
Pëlqej
Qytetarët që planifikojnë të kalojnë kufirin e Kosovës me Serbinë, këshillohen nga policia e Kosovës që të mos përdorin vetëm pikën e Merdares (afër Podujevës), por edhe në tri vendkalimet e tjera: Dheu i Bardhë (Gjilan), Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) dhe Muqibabë (Gjilan).

Shkak është bërë trafiku që është krijuar mëngjesin e sotëm në Merdare ku është regjistruar kolona me automjete deri në 1.5 kilometra.

Policia e Kosovës ka shtuar personelin e vet dhe e aplikon punën e kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim që bashkatdhetarëve tu mundësohet kalim më i shpejtë në kufirin me Serbinë.
Shtuar më 23/08/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori