Radhë kilometrike në Merdarë, emigrantët presin mbi 2 orë e gjysmë
Mërgimtarët tanë vazhdojnë të përballen me pritje të gjata për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare me Serbinë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 23:00, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare të Merdares.

Aty mërgimtarët po presin deri në dy orë e gjysmë.

Pritjet në Merdare janë 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolonat janë 800-900 metra të gjata.

Kurse në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë 120 deri në 140 minuta, kurse kolonat e automjeteve janë 500-600 metra.

pikën e Muçibabës pritjet janë ndërmjet 20 e 30 minutave.
Shtuar më 24/12/2018, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori