Radhë e gjatë makinash në Morinë
Mëngjesin e kësaj të shtune, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën.

Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova.

Mësohet se policia e kufirit ka punuar me procedurë të përshpejtuar, duke lehtësuar qarkullimin për të shmangur vonesatkufi.

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur që të shfrytëzojnë temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë ditëve të fundit, ku destinacioni më i preferuar mbetet Shëngjini dhe Velipoja, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike.
Shtuar më 29/06/2019, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori