Ra nga kamioni para një jave, vdek në QKUK burri nga Obiliqi
policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndërruar jetë një person në QKUK, i cili kishte pësuar lëndime më 17 janar në rrugën ‘Gërvalla’ në Obiliq.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa kishte qenë duke e mbuluar një kamion aksidentalisht ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e lëndimeve me datën 22.01.2018 viktima kishte ndërruar jetë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shtuar më 23/01/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori