Qytetarët e Gjilanit protestojnë kundër arrestimit të Haradinajt
Pëlqej
Qytetarët e gjilanit kanë protestuar sot në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili u arrestua nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti serb të vitit 2004.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se ndalimi i Ramush Haradinajt në paraburgim në Francë e ka një mesazh për institucionet se duhet të veprojnë si shtet dhe se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim që të ndalin bisedimet me Serbinë.

Nënkryetari i komunës, Rexhep Kadriu, njëherësh kryetar i AAK-së në Gjilan tha se janë mbledhur sot jo për ndonjë kauzë politike, por për kauzë kombëtare dhe se kërkesa e vetme e tyre është lirimi i menjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi ku po mbahet në Francë. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2017, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori