Qytetarët vazhdojnë ta thithin cigaren pa u frikësuar nga shteti i Haradinajt
Pëlqej
Ligji për Kontrollin e Duhanit viteve të fundit nuk po gjen zbatim në vend. Qytetarët ankohen se në kafene e restorante pihet duhani, pavarësisht nga ndalesa që bëhet me ligj.

Ndonëse Ligji për Kontrollin e Duhanit në fillim ishte respektuar në një masë të madhe, viteve të fundit ky ligj nuk po gjen zbatim. Të intervistuarit nga Radio Kosova thonë se qytetarët po e thyejnë ligjin në masë të madhe. Fajin për këtë ata ua vënë pronarëve të kafe - bareve e restoranteve. Ramadan Krasniqi, i cili jeton në shtetin gjerman, shpreh shqetësimin e tij se në Kosovë Ligji për Duhanit shkelet vazhdimisht.

"Ma i keq se duhani nuk është asgjë. A e ke vërejt nëpër restorante ku është e ndaluar që pihet? Po e kam vërejt. Pihet, as nuk e shikon kush ligjin, pinë. Duhani është shumë, shumë i keq, kancer”, deklaroi Ramadan Krasniqi.
Shtuar më 25/09/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori