Qytetarët nuk shpëtojnë nga faturat e serbëve në veri
Pëlqej
Qytetarët e Kosovës nuk i kanë shpëtuar barrës për pagesën e rrymës që shpenzohet në pjesën veriore. Në vend se të paguajnë energjinë nëpërmjet faturave, siç ka ndodhur gjatë gjithë viteve të pasluftës, tash ata pritet këtë ta bëjnë me taksat që i ndajnë për buxhetin e shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Pagesa “indirekte” pritet të ndodhë nëpërmjet Qeverisë së Kosovës, e cila në pamundësi që të sigurojë qasje të papenguar të operatorëve legalë të furnizimit në katër komunat me shumicë serbe, do të duhej që t’i subvencionojë humbjet e tyre.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka pranuar se është në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës që të gjejë një formë për të mbuluar koston për furnizim të energjisë për katër komunat veriore.

Kjo meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare.
Shtuar më 11/12/2017, ora 08:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori