Qytetarët kërkojnë që me emrin “17 Shkurti ” të emërtohet nje shesh qëndror në Kosovë
Me datën më të rëndësishme për Kosovën por jo vetëm pikërisht “17 Shkurti” deri më tani nuk është emëruar asnjë shesh kryesor në Kosovë , shkruan Albeu.com

“17 Shkurti” gjendet në një rrugë të Prishtinës që nuk është më e gjatë se 300 metraa. Por kjo rrugë ndryshe nga rrugët qëndrore është pothuajse e panjohur.

Rrugë të ngjashme dytësore të emërtuara “17 Shkurti” , përgjatë këtyre 11 viteve të pavarësisë në gjithë vendin, janë edhe 21 të tjera sikurse një në Fushë Kosovë.

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës kanë thënë se asnjë shesh apo rrugë kryesore nuk është emërtuar me datën e shpalljes së pavarësisë.

17 shkurti duhet të jetë emër sheshi, thonë qytetarët të cilët e kërkojnë këtë nga kuvendet komunale.

Por, ka edhe të atillë që thonë se jo gjithçka duhet të lidhet me pavarësinë.

Ndërsa, përveç emërtimit “17 shkurti”, sipas të dhënave, 21 komuna kanë vënë emra rrugësh edhe si “Pavarësia”. Edhe ato, sipas Ahmetit, janë rrugë dytësore. Ndërkohë, është vetëm një rrugë në vend që mban emrin “Pavarësia e Kosovës”. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori