Qytetarët kërkojnë me protestë lirimin e Selimit, çfarë tha Jashari
Qindra qytetarë janë mbledhur para Pallatit të Drejtësisë për të protestuar për lirimin e Sylejman Selimit për rastin “Drenica 2”.

Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj.

Më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është kthyer rigjykimi për “Drenica 2” kurse më 11 qershor është kthyer në rigjykim edhe rasti “Drenica 1”, për shkak se paneli i gjyqtarëve të EULEX-it ka qenë i kundërligjshëm.

Kryetari i Shoqatës se familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se kërkesa është e qartë, jo kundër drejtësisë, por për drejtësi, të cilët sipas tij, padrejtësisht po mbahen në burg Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij.
Shtuar më 19/09/2018, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori