Qytetarët habitin qeverinë, besojnë se anëtarësimi në BE ndodh pas 2 vitesh
Qeveria ka miratuar një dokument, në të cilin bën me dije se integrimi në Bashkimin Evropian merr shumë më shumë vite sesa mendojnë kosovarët. Pritjet e qytetarëve për këtë proces, ajo i ka kualifikuar si jorealiste, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj, të premten, e ka miratuar strategjinë e komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian të Kosovës, referuar periudhës 2018-2021.

Pritjet e qytetarëve janë disi joreale: Më shumë se një e treta e kosovarëve besojnë se anëtarësimi në BE do të ndodhë para vitit 2020, dhe më shumë se gjysma se do të ndodhë para vitit 2025”, thuhet në këtë strategji.


Shtuar më 12/05/2018, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori