Qytetarët e Prishtinës të mbyllin dritaret e shtëpive sot , kjo është arsyeja
Sot, më 6 qershor, fillon dezinsektimi hapësinor faza e tretë në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan express.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, si më mëposhtë:

06:07 - Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
07:07 - Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
08:07 - Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
09:07 - Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;
10:07 - Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
11:07 - Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re.


Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku bëhet dezinsektimi për së paku një orë, si dhe duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura që mos të futen insektet brenda.

Shtuar më 06/07/2017, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori