Qytetarët e Kosovës vendosën për PDK-në
Pëlqej
Qytetarët e Republikës vendosën që të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe është kjo parti që ka legjitimitetin e popullit ka te drejten ti formojë institucionet.

Memli Krasniqi nga PDK-ja tha se është pikërisht blloku ai që dje votoi kundër krijimit të institucioneve, duke votuar kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të cilin PDK ka të drejt ekskluzive dhe të patjetërsueshme për ta propozuar dhe zgjedhur.

“Kompromisi si i tillë nuk duhet të kuptohet në asnjë rast si heqje dorë, sepse ne nuk kemi mandat për të hequr dorë nga vullneti i qytetarëve që përmes zgjedhje të lira, demokratike, më të mirat që i kemi pas deri tash na e kanë dhënë mandatin me i udhëheq këto institucione shtetërore. Kompromis me rezultatin zgjedhjeve të 8 qershorit ne nuk do të bëjmë, por as kompromis me Kushtetutën e Kosovës, e cila na jep të drejtën ekskluzive PDK-së që ta nominoj kryetarin e Kuvendit ”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese ia ka dhanë të drejtën PDK-së për të nominuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe kushdo që e thërret PDK-në për të hequr dorë prej kësaj të drejtë, e thërret për të shkelur kushtetutën. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori