Zhduket 17-vjeçarja në Tiranë, nëna alarmon policinë

Një 17-vjeçare në Tiranë raportohet të ketë humbur kontaktet me familjen.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi, sipas të cilës, e reja u denoncua si e zhdukur nga e ëma.

Ndërkohë po punohet për gjetjen e saj dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.08.2022, shtetasja Xh. Q., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. Q., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/