Quni: Prokuroria të zbardhë anën e errët të luftës
Pëlqej
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni ka komentuar sërish çështjen e milionave që janë keqpërdorur gjatë luftës se fundit në Kosovë, e që kanë qenë mjete të dedikuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Quni në një intervistë, ka shpjeguar se ana e errët e luftës mbetet edhe mënyra e paskrupullt e përvetësimit të fondeve të cilat kanë qenë të dedikuara për luftë.

“Ana e errët e luftës mes tjerash vazhdon të mbetet edhe mënyra e paskrupullt e përvetësimit të fondeve të dedikuara për luftë nga ana e profiterëve të luftës. Pa dyshim se është detyrë e prokurorisë dhe organeve të drejtësisë që edhe në Kosovë, si në çdo vend të civilizuar, të demaskohen të gjithë ata që i keqpërdoren kontributet e qytetarëve të dedikuara për çlirimin e Kosovës”, ka thënë deputeti nga LDK-ja.

Shtuar më 18/06/2018, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori