Qumështi serb me substancë helmuese, BE ndalon importimin
Sasia e substancës së helmueshme, kancerogjene aflatoksinë në qumështin i cili pihet në vendet e Bashkimit Evropian është 0,05 mikrogramë. Në Serbi është pesë herë më i madh – 0,25 mikrogramë për litër.

Megjithatë, kjo nuk i brengos ministrat e qeverisë së Serbisë, shkruan në portalin e tij televizioni regjional N1.

Qumështi i cili është me 0,25 është në gjendje të rregullt, vetëm se rekomadohet të jetë sa më i mrë. Dhe mos keni dert, e di se ju brengoseni për sigurinë e popullatës sonë” ka thënë ministr i bujqësisë Branislav Nadimovic.

Mu për shkaqe të sigurisë e të shëndetit BE nuk lejon që të importohet qumështi nga Serbia deri sa niveli i aflatoksinëës të zvogëlohet”, ka thënë ish-sekretari krahinor për bujqësi, Goran Jesic, raporton gazetametro.N1 përkujton se afera me aflatoksinë e ka tronditur Serbinë në vitin 2013, kur janë gjetur sasi të mëdha të misrit dhe qumështi të kontaminuar me këtë helm. Aferës i ka dhënë fund qeveris duke e ngritur nivelin e lejuar të kësaj substance në qumësht.


Shtuar më 17/02/2019, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori