Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, zhvillimet e fundit
politike mes
Kosovës e Serbisë i ka quajtur ‘dramë teatrore e
politike’.
Qosja ka shkruar se ka kohë që mes
Prishtinës e
Beogradit ka kohë që po bëhen
bisedime zyrtare,
politike e diplomatike shtetërore. Sipas tij, vetëm duke i quajtur këto
bisedime shtetërore, e jo dialog arrihet të ruhet dinjiteti shtetëror i
Kosovës.
Në anën tjetër, ka kërkuar që në këto
bisedime të mos mohohet UÇK-ja, gjë që sipas tij dikur e ka bërë presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.
Lexoni të plotë publikimin e tij në rrjetin social Facebook:
Në dramën e sotme teatrore e
politike mes
Prishtinës e
Beogradit politikanët dhe intelektualët e
Kosovës dy gjëra më në fund do të duhej t’i kishin të qarta:
E para, mes
Prishtinës e
Beogradit nuk bëhet dialog: dialogu bëhet mes dy vetëve apo grupeve për punë të ndryshme, kur e kur serioze e kur e kur joserioze. Mes
Prishtinës e
Beogradit ka kohë që po bëhen e do të bëhen
bisedime zyrtare,
politike dhe diplomatike shtetërore. Vetëm duke i quajtur këto
bisedime shtetërore e jo dialog ne e ruajmë dinjitetin shtetëror të
Kosovës.
E dyta, në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare,
politike e diplomatike shtetërore mes
Prishtinës e
Beogradit nuk dilet me deklarimet
politike nënshtruese, mohuese ndaj luftes së Ushtrisë Çlirimtare te
Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci. Historia mund të falsifikohet siç po faksifikohet sot nën dhunën e terrorin politik të oligarkëve politikë e të partive e çdrejtuesve te tyre, por s’mund te falsifikohet përgjithmonë.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 11:12