Qosic dhe Rugova folën për ndarje të Kosovës
Presidenti i parë i Republikës Federale të Jugosllavisë Dobrica Qosic si dhe lideri i shqiptarëve të Kosovë kishin folur për ndarje të Kosovës, por ishte Slobodan Milosevic ai që e ndaloi këtë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm i Serbisë Ivan Mrkic për mediat serbe.

Sipas tij, Qosic dhe Rugova ishin të interesuar për një marrëveshje.

"Me herët thuhej se serbët do të mund të merrnin rreth 30 për qind të territorit të Kosovës, ku përfshiheshin territore edhe në Dukagjin.

Në atë kohë nuk është biseduar për statusin. Janë parë të gjitha mundësitë dhe më pas ka pasur përparime. Rugova ishte për një marrëveshje por pikërisht këtu ishin tensionuar interesat mes Milosevic dhe Qosic. Këtu u tradhtuan interesat serbe",-ka shtuar Mrkic raporton Express. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori