QNR: Brenda tri ditësh nis numërimi i votave me kusht
Sot pasdite pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për shkak të gabimeve teknike me printimin e formularëve, por sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj besohet që brenda dy-tre ditësh nis numërimi i votave me kusht.

Ahmetaj theksoi se akoma janë në procesin e përgatitjes së raportit të auditimit në bazë rekomandimeve për KQZ-në, që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rinumërime të tjera.

Ahmetaj theksoi se nga krahasimet që i janë bërë formularëve të rinumëruar nuk është vërejtur ndonjë dallim të votave të subjekteve.

Ndërsa, Ahmetaj shtoi se QNR është në procesin e regjistrimit të votave me kusht, proces që është afër kompletimit, sipas të cilit, besohet që brenda dy-tre ditëve nis numërimi i votave me kusht.

Ndryshe, procesi i zgjedhjeve parlamentare ishte mbajtur më 6 tetor, ku sipas rezultateve preliminare, partia e parë është LVV, e dyta LDK, pasuar nga PDK./kp
Shtuar më 15/10/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori