QKUK: Njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë
Tre të lënduar në aksidentin tragjik në Gjilan janë transferuar menjëherë në QKUK.

“3 personat e transferuar nga Spitalit i Gjilanit fillimisht kanë marrë trajtimin në Klinikën Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Tutje ai ka treguar se si kanë shkuar operacionet e tre të lënduarve dhe se njëri prej tyre e ka gjendjen më të rëndë.

“Një është transferuar në kirurgji torakale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë. Një pas operacionit disaorësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, thuhet në përgjigjen e Fazliut.

Në aksidentin e djeshëm në Gjilan ka humbur jetën një person, ndërsa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njëzet të lënduarit e tjerë u trajtuan në spitalin e Gjilanit.

Aksidenti i djeshëm u shkaktua pasi një kamion që bartte ujë humbi kontrollin dhe hyri në rrugën që ishte e ndaluar për automjete me peshë të rëndë.



Shtuar më 08/03/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori