QKUK gjen oksidol por përsëri pa leje
Qendra Klinike Universitare e Kosovës vetëm pas vdekjes së tre personave, ka filluar ta trajtojë oksidolin si produkt mjekësor.

Nga e hëna ky institucion ka kontraktuar me procedurë emergjente oksidolin nga një kompani, që ata pretendojnë se i përmbushin të gjitha kushtet. Kësaj radhe kërkesa është bërë nga Barnatorja Qendrore e jo nga Shërbimi Teknik siç është bërë deri tash, shkruan sot Koha Ditore.

Oksidoli vazhdon të mos jetë as pjesë e Listës Esenciale e as nuk posedon lejen për marketing autorizim, e cila lëshohet nga Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM).

Leja për marketing autorizim ligjërisht nënkupton që produkti guxon të përdoret në një vend. Ndryshe njihet si “pasaportë” e cilësisë se produktit mjekësor.
Shtuar më 03/10/2017, ora 07:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori