Skenari i protestës dhe sigla e PD, Berisha: Rama do të konfiskojë flamurin e demokratëve, por i ka bërë llogaritë gabim

Kreu i PD-sa Sali Berisha u është përgjigjur sot pyetjeve të qytetareve, në lidhje me skenarin e protestës. Ai u shpreh se po bëhet një skenar shumë i studiuar që do të përfaqësojë secilin qytetar.

“Po bëhet skenar shumë i studiuar. Po përpiqemi të përfaqësojmë secilin qytetar. Shkaqet që ju nxjerrin ju në atë protestë. Po punojnë ekipe për rezilin e tij”, tha Berisha.

Lideri i demokratëve u pyet edhe në lidhje me siglën e PD-së për të cilën tha se Rama kërkon ta mbajë peng, por i ka bërë llogaritë gabim.

“Edi Rama po bën gjithçka që të konfiskojë flamurin e PD, por ai i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës politik. Ai kërkon të fshijë nga faqja e historisë, partinë që fshiu komunizmin, që futi në NATO , për realizoi projekte më madhështore siç është TAP. Ka një urrejtje të pashuar ndaj kësaj partie. Nuk harron kurrë ai 20 shkurtin ku u detyrua të mbledhë rraqet dhe të futej në bunker nga frika. Ndaj dhe kjo betejë vazhdon. Mendon se do të hakmerret, por i ka bërë llogaritë gabim”, tha Berisha./albeu.com