Qeverinë nuk e shqetësojnë "kërcënimet" e Listës Serbe
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Qeverisë së Kosovës nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e koalicionit-Lista Serbe dhe paralajmërimet se nuk do të kalojë pa pasoja shkarkimi i ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Març.

Shkarkimi i ministrit Mariç nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka shkaktuar përplasje brenda partnerëve të koalicionit, shkruan sot "Koha Ditore".

Ndërkohë, zyrtarë të kabinetit Mustafa thonë se shkarkimi i Mariçit është bërë në konsultim me Listën Serbe, mirëpo përfaqësues të kësaj të fundit e kanë mohuar një gjë të tillë.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Mustafa, njëherësh
zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka thënë se koalicioni nuk do të rrezikohet, sepse shkarkimi i shefit të tij në Ministri është bërë në konsultim me Listën Serbe. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2016, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori