Në mes të natë, Romeo i bën “zbor” Jonidës dhe ia treguan të gjithëve (FOTO LAJM)

Edhe pse ka kohë që flitet për romancën e tyre, vetëm së fundmi Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, vendosën që të konfirmonin lidhjen e tyre. Madje ata janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku kanë nisur të ndajnë me fansat momente të shumta së bashku.

Së fundmi, Jonida ka publikuar në “Instagram” disa video ku zbulon se në orët e vona të natës, ajo bashkë me Romeon janë në palestër.

Në njërën prej postimeve të këngëtares së njohur, shihet se si aktori i humorit po e motivon në mënyrën e tij për të vijuar ushtrimet.

Teksa ora shënonte 23:00, Jonida shkruante: “Nuk është mirë në këtë orë”. Më pas ajo tregon me shaka se kanë vendosur që të mos ikin nga palestra edhe pse ishte shumë vonë.


Shtuar 1.08.2020 08:53