Qeveria të shrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq për dialog
Gjykata e Hagës ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dënimin prej 15 viteve burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Ish-drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd Natasha Kandiq për Radio Kosovën programi në gjuhën serbe, ka thënë se pranimi i fajit është shumë me rëndësi.

Pranimi se është fajtor nga ana e Ojdaniqit, në të gjitha pikat e aktakuzës për të cilat është gjykuar, paraqet pranimin e parë të fajit nga dikush me një gradë të lartë ushtarake. Ai e pranon fajin për pjesëmarrje në krimet,e që synimi ka qenë deportimi i popullatës shqiptare nga Kosova. Ai i pranon vrasjet masive, djegien e pronës, ka pranuar krime të rënda që janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit. Ojdaniqi ndoshta është motivuar për shumë arsye pragmatike. ”, tha Kandiq.


Kandiq vlerëson se pranimi i fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovës do ta shfrytëzoj në dialogun që po mbahet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori