Kryetari i
Kuvendit, Jakup
Krasniqi, ka
deklaruar se Kuvendi nuk është pjesë e bisedimeve dhe rrjedhimisht nuk ka kurrfarë materiali për përfaqësimin rajonal të Kosovës, raporton KTV.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe veçanërisht Qeverisë, që të kenë kujdes dhe të mos nguten lidhur me prezantimin e Kosovës në rajon. Ndërkaq lidhur me pyetjen nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në
Kuvend,
Krasniqi ka
deklaruar se marrëveshja mund të bëhet në atë mënyrë që të mos vijë fare në
Kuvend, ashtu siç ka ndodhur edhe me konkluzionet e tjera të arritura në bisedime.
Krasniqi nuk ka treguar nëse dikush duhet të japë përgjegjës nëse nuk përmendet fjala republikë. Seanca e ardhshme e
Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 1 mars.
Shtuar më 20/02/2012,
ora 13:52