Qeveria e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes, të sillen me maturi dhe me qetësi, që të mos bien pre e provokimeve për "destabilizim të shtetit".
Në emër të saj,
qeveria e Kosovës ka bërë me dije se barrikada e rivënë mbi Ibër do të hiqet, në bazë të
ligjeve në fuqi të Kushtetutës së Kosovës dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel, transmeton Rel.
Qeveria kosovare i bën thirrje BE-së, që të rrisë
angazhimet e saj për të vënë nën
kontroll situatën, si dhe të heqë barrikadën, me qëllim që kalimi mbi urë drejt veriut të mos jetë më pengesë.
Sipas komunikatës,
Qeveria e Kosovës ka lajmëruar se nëse ndërkombëtarët nuk marrin masa, do të veprohet në bazë të
ligjeve që ka Kushtetuta e Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2014,
ora 17:26