Në tre vjetët e ardhshëm (2018-2020) Qeveria e
Kosovës planifikon të investojë afro 20 milionë
euro për ulje të shkallës së papunësisë në vend. Prej këtyre mjeteve nga buxheti i
Kosovës është paraparë të ndahen 10.252.400
euro, ndërkohë që nga donatorët është planifikuar të merren 9.973.100
euro.
Këto shifra janë dhënë në draft-programin për reforma në ekonomi, ku njëra ndër masat e parapara është ajo për rritjen e qasjes së të rinjve dhe grave në tregun e
punës, siç thuhet, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të
punësimit">
punësimit, masave aktive të
punësimit">
punësimit dhe ndërmarrësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtij draft-programi, këto masa synojnë përmirësimin e kapaciteteve të shërbimeve publike të
punësimit">
punësimit për
punëkërkuesit, të papunët dhe
punëdhënësit, nëpërmjet funksionalizimit të plotë të agjencisë së
punësimit">
punësimit të Republikës së
Kosovës, si dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për ndërmjetësim në
punësim dhe aftësim profesional.
Gjithashtu thuhet se synohet edhe zgjerimi i masave aktive në tregun e
punës si: punë publike, subvencionim i pagave, vetë
punësim, promovim i ndërmarrësisë, praktika në punë apo trajnimi në punë.
Shtuar më 10/01/2018,
ora 08:14